-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjen kundërpërgjigjja/ Serbia përmbys shifrat, por Zvicra nuk dorëzohet dhe barazon!

Kryesoret

Serbia dhe Zvicra po përballen me njëra tjetrën, në një ndeshje mjaft të rëndësishme të Botërorit.

Llogaritë për të dyja skuadrat janë të thjeshta. Helvetët mund të marrin një biletë për në fazën tjetër të kompeticionin edhe nëse barazojnë, edhe nëse fitojnë. Në krahun tjetër, serbëve u bën punë vetëm 3 pikëshi.

VIDEO/ Xherdan Shaqiri “i tregon targën” tifozëve serbë, kalon Zvicrën në avantazh

Të parët që shënuan ishin helvetët në minutën e 19-të, me një kundërsulm, ku Sow lë topin për Shaqirin dhe ylli nga Kosova nuk fal përballë portës serbe.

Pas shënimit të golit, Shaqiri ka vrapuar drejt pjesës ku ndodhen tifozët serbë, të cilëve u ka bërë me shenjë që të pushojnë, ndërsa u ka treguar edhe emrin dhe numrin e fanellës.

Por serbët nuk u dorëzuan dhe në pak minuta arritën të barazojnë me Mitroviç, ndërsa më pas Vlahoviç i kaloi në avantazh pas një gabimi të mbrojtjes zvicerane.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i Helvetëve, të cilët barazuan shifrat në 2-2 me anë të Embolo, duke e mbyllur kështu pjesën e parë në barazim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit