Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi njoftoi sot planin e masave për ditën e samitit të 6 Dhjetorit në Tiranë.
Masat futen në fuqi që të shtunën në orën 14:00. Ai i bëri thirrje Sali Berishës që të bëjë protestën në çdo vend tjetër, përveç brenda perimetrit të sigurisë, pra jo përpara Kryeministrisë.
LIVE-Samit dhe protestë! Plani i masave; Blindohet Rinasi, Tirana paralizohet dy ditë
“Policia ka kthyer një përgjigje drejtuesve që kanë bërë kërkesë për miting. Përgjigja jonë është bërë publike dhe i kemi adresuar të gjitha kufizimet që kemi përsa i përket këtij aktiviteti, samitit.
Pjesa tjetër e bulevardit, sheshi “Skënderbej” apo cdo ambient tjetër që mendojnë për tubimin, është e drejtë e tyre të bëjnë njoftimin dhe të na thonë.
Ne do të marrim masa edhe për mbarëvajtjen e atij tubimi, por pasi të kemi rënë dakord për vendin ku do të zhvillohet” tha ai. Por Sali Berisha sot u shpreh i vendosur për të zhvilluar tubimin.