Van Rica është paraqitur sot në gjykatën e Kurbinit, pasi qëlloi me armë të dielën në darkë në selinë e PD-së në Kurbin.
Për Ricën u vendos masa “detyrim paraqitje” pasi akuzohet për 3 vepra penale “Armëmbajtje pa leje” “Kanosje” dhe prishja e qetësisë publike.
Si ndodhi ngjarja?
Van Rica, i cili mbështeste kandidatin Edmond Shkozën, kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve. Kërkesa e 53-vjeçarit është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve. Në debat e sipër, Van Rica ka qëlluar në drejtim të Markut.
Ky ishte versioni i parë i ngjarjes. Por Marku tha për “5pyetjet.al” se Rica nuk ka pasur konflikt me të, por ishte i pirë dhe i është kërkuar që të dilte nga mbledhja e Kryesisë.
Ekskluzive! Si krisi arma? Flet zyrtari i PD-së: Ishte “tapë” budallai! E nxorëm jashtë