Gjykata Federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dhënë fund çështjes së shqyrtimit nga një ekspert i pavarur ligjor të dokumenteve të sekuestruara nga prona e ish-presidentit, Donald Trump në Florida.
Një panel prej 3 gjyqtarësh në Gjykatat e Apelit të Qarkut të 11-të në SHBA mori vendimin që një ekspert i pavarur ligjor nuk do të kryejë shqyrtimin neutral të mijëra dokumenteve të marra nga prona e Trump.
Autoritetet thonë se këto dokumente duhet të ishin dorëzuar në Arkivin Kombëtar siç kërkohet nga presidentët amerikanë pas largimit nga detyra.
FBI-ja gjeti 15 kuti me dokumente të Shtëpisë së Bardhë në janar, për të cilat zyrtarët thanë se përmbanin raporte shumë të klasifikuara.
Ata sekuestruan edhe 20 kuti të tjera në gusht.
Në total, Departamenti i Drejtësisë pretendoi se 11 grupe dokumentesh të klasifikuara ishin marrë nga Shtëpia e Bardhë nga Trump.
Ish-presidenti argumentoi se ai kishte deklasifikuar të gjitha dokumentet si president dhe se ato mbaheshin të sigurta në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago.