Prej ditësh hetuesit belg kanë mbërritur në Shqipëri dhe po përpiqen të zbardhin çështjen e Kasandër Nogës dhe Kevin Zenelit.
Gazetari Elton Qyno ka treguar se hetuesit kanë marrë në pyetje një oficer të Policisë Gjyqësore që dyshohet se është informatori i Nogës në lidhje me lëvizjes e armikut të tij Geron Hasanbellit.
Hetuesi shqiptar, rezulton të ketë dalë zbuluar nga një mesazh fotografik të dërguar me telefon nga Shqipëria në Belgjikë në drejtim të Kasandër Nogës.
Oficeri rezulton të ketë informuar Kasandër Nogën, në mënyrë të detajuar edhe për lëvizjet përmes sistemit TIMS të shtetasit Renato Rapaj, ky i fundit një mik i ngushtë i Hasanbelliut.
Kontaktet dhe mesazhet informuese të oficerit të Tiranës në drejtim të Kasandër Nogës, janë konstatuar nga belgët në telefonin e Kasandër Nogës, i cili u kap nga policia e Brukselit pas atentatit për vrasjen e Hasanbelliut.
Hetuesit Belgë, kanë ngritur dyshime të forta se duke shfrytëzuar rrjetin dhe sistemin informativ të policisë Shqiptare, Kasandër Noga, ka marrë të dhëna të sakta mbi udhëtimet e kundërshtarit të tij Geron Hasanbelliut dhe Renato Rapaj.
Ky informacion i ka shërbyer Nogës, për tu organizuar dhe vënë në zbatim planin së bashku me Kevin Suçin, me qëllim vrasjen e Hasanbelliut në 11 qershor 2022. Goditja e tij është kryer me 7 plumba të një pistolete “Makrov”, teksa Hasanbelliu po udhëtonte me makinë në bulevardin “Adolphe Max 76” në Bruksel.
Fillimisht policia ka menduar se i plagosuri ishte Mikel Rakipllari, pasi në makinë gjeti pasaportën e tij. Por pas hetimeve të kryera u konfirmua se bëhej fjalë për shtetasin shqiptar, Geron Hasanbelli.