-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërhiqet Vuçiç: Jam gati të shkoj në Samitin e Tiranës

Kryesoret

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të premten se Komisioneri i Zgjerimit të BE-së Oliver Varhelyi dhe kryeministrja Ana Brnabiç i kishin thënë atij se duhet të marrë pjesë në samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Sot, Varhelyi, si një mik i dëshmuar i Serbisë, tha: “Duhet të marrësh pjesë dhe të thuash para të gjithëve atë që ke për të thënë”. 

Unë thashë se kam thënë tashmë gjithçka”, ka shpjeguar Vuçiç, i cili kishte njoftuar të enjten në mbrëmje se nuk do të shkonte në Tiranë.

Ai tha se kishte folur me Brnabic dhe se ajo gjithashtu besonte se ai duhej të merrte pjesë në samit.

Unë kam shkuar në çdo samit dhe dialog. Unë kam shkuar kudo me mirëbesim dhe me qëllimin për të ruajtur paqen dhe kam dëgjuar gënjeshtrat dhe marrëzitë më të këqija. 

Nuk shoh shumë kuptim (të shkoj në Tiranë), por jam gati sepse Oliver dhe shumë të tjerë duan ta shohin Serbinë në BE” tha ai.

Ai vuri në dukje se Brnabiç dhe ndihmësit e tij i kishin thënë se duhet të shkonte në Tiranë dhe të luftonte. “Nuk kam marrë ende një vendim. Do të vendos në fundjavë“, tha Vuçiç, duke shtuar se çfarëdo që të bëjë do të kritikohet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit