-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE i bën presion Serbisë për sanksionet kundër Rusisë!

Kryesoret

Presioni i Bashkimit Evropian ndaj Serbisë është duke u rritur, për shkak të refuzimit të Beogradit për t’i mbështetur sanksionet ndaj Rusisë, thonë diplomatë evropianë.

Nga koha kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në muajin shkurt, BE-ja ka shprehur qartë pritjet që vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat synojnë integrimin në BE, t’i mbështesin qëndrimet e këtij blloku, duke i përfshirë edhe sanksionet kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Serbia i ka injoruar këto thirrje dhe kjo, si duket, e ka rritur zemërimin e disa vendeve anëtare të BE-së. Për pasojë, thonë disa burime diplomatike në Bruksel, “praktikisht është ngrirë edhe procesi i negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE”.

Kjo dëshmohet edhe me faktin se, për më shumë se një vit, Serbia nuk ka hapur apo mbyllur asnjë kapitull në procesin e negociatave. Për hapjen apo mbylljen e tyre duhet pajtim i të gjitha vendeve anëtare të BE-së.

Edhe Parlamenti Evropian, përmes një rezolute për strategjinë e re të zgjerimit, ka kërkuar që të kushtëzohen negociatat e anëtarësimit të Serbisë në BE me mbështetjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Serbia në atë samit, paralajmërojnë diplomatët, “do të jetë pak a shumë e izoluar, pasi është i vetmi shtet pjesëmarrës që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë“.

Sipas burimeve diplomatike, Bashkimi Evropian nuk mendon të ndërmarrë hapa formalë për pezullimin e negociatave të anëtarësimit me Serbinë.

Por është i vetëdijshëm se negociatat nuk ka gjasa reale të vazhdojnë derisa Serbia nuk u bashkohet sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë.

Nga Serbia, vendet e BE-së presin po ashtu që të mos lejojë anashkalimin e sanksioneve kundër Rusisë përmes territorit të saj.

Serbia prej vitesh negocion anëtarësimin në BE, por në të njëjtën kohë bashkëpunon edhe me Rusinë në disa fusha, përfshirë mbrojtjen./REL/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit