Një darkë ditëlindjeje, selfie para pasqyrës në tualetin e klubit ku ndodheshin ishin veprimet e fundit që bënë 4 të rinj që humbën jetën në një aksident me makinë në Itali.
Ata po ktheheshin për shtëpi me një ‘Fiat Punto’ kur dolën nga rruga.
Katër viktimat e mbrëmjes të së premtes janë Natasha Baldacci, e cila drejtonte makinën, Nico Dolfi, Gabriele Marghi, të tre 22 vjeç dhe Luana Ballini , 17 vjeç.
Më e reja e grupit ishte me origjinë nga Monte Santa Maria Tiberina, ndërsa të tjerët ishin nga Città di Castello.