Ndeshja e mbrëmjes së djeshme mes Zvicrës dhe Serbisë ishte mjaft e tensionuar në fushë, por në fund ballkanasit e panë veten të mposhtur dhe jashtë Botërorit.
Protagonistë kryesorë ishin Xherdan Shaqiri me golin e parë, por edhe kapiteni Granit Xhaka me incidentet ku u përfshi me serbët.
Granit Xhaka që në fund është shpallur lojtar i ndeshjes së Zvicrës me Serbinë mund të vendoset në qendër të hetimit nga disiplina e FIFA-s për gjestet në ndeshjen me Serbinë, referuar momentit që u drejtua nga pankina serbe dhe preku organet gjenitale.
Sipas “Bild.de”, lojtari me origjinë shqiptare që u vu në shënjestër të serbëve, mendohet se i provokoi ata në lidhje me një skandal seksual që ka plasur në kampin e skuadrës ballkanase ku mendohet se Vlahovic ka nisur një histori me bashkëshorten e portierit të dytë.
Hebem vam mamu u pi.ku siptarsku !
Dragan Stojkovic Piksi 💪💪💪💪 pic.twitter.com/EziYH8FVZ9— Miloš Krstić (@Shomy2211) December 2, 2022
Por mediat kanë “kryqëzuar” edhe trajnerin e tyre Dragan Stojkovic. Sipas tyre, numri një i stolit të Serbisë me një fjalor banal ofendon shqiptarët duke iu referuar Xhakës dhe Shaqirit në fushën e lojës.