Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e sotme ka zhvilluar një takim me të rinjtë me fokus problemet e tyre, por edhe parandalimin e largimeve masive nga vendi, shpopullimi.
“Mbi 20 mijë nxënës sot janë të përfshirë në mësimin kolektiv, pra një mësues që mëson nxënës të klasave të ndryshme. Një proces që kurrë nuk mund të ndodhë. Kushte nuk ka.
Mungesë laboratorësh, mungesa e aksesit në teknologji dhe informacion, që u pa edhe në pandemi që dështoi mësimi online. Jemi një vend që mësuesi paguhet sa 40% e një mësuesi në Malin e Zi fqinj.
Pedagogët tanë e bëjnë grevën sepse ata kërkojnë që në dy vitet e ardhshme të paguhen sa kolegët e tyre në Kosovë sot. 40% është rritur vetëm kostoja e banesës në Tiranë në dy vitet e fundit” tha ai.