-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mjekët: Pele në gjendje të keqe

Kryesoret

Mediat braziliane kanë raportuar se prej ditësh gjendja shëndetësore e legjendës së futbollit, Pele është përkeqësuar.

Sipas raportimeve ish-ylli i “Seleçaos”, nuk ka pasur reagime të mira kundër kimioterapisë që po i nënshtrohet që shtatorit të kaluar.

Ai gjithashtu para shtatorit i është nënshtruar një operacioni të vështirë për shkak të kancerit në zorrë.

Pele ndodhet i shtruar prej pasdites së 30 nëntorit në spitalin “Albert Einstein”.

Spitali “Albert Einstein” në Sao Paulo lëshoi ditët e fundit një deklaratë ku thuhej se kimioterapitë që po kryen  82-vjeçari nuk po japin më efekt.

Nga ana tjetër vajza e Pele, Nely Nascimento, ka reaguar në lidhje me rastin dhe ka treguar se situata është absolutisht nën kontroll.

Ajo ka theksuar se shtrimi në spital i të atit ishte një hap i planifikuar më parë nga mjekët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit