Francesco Totti dhe Noemi Bocchi janë padyshim çifti i momentit. Pas Emirateve të Bashkuara Arabe, ku morën pjesë së bashku në tapetin e tyre të parë të kuq, gazeta italiane “Ilmattino” shkruan se ata “fluturuan drejt Shqipërisë ku shkojnë shpesh”.
Arsyeja? Gazeta zbulon detaje nga “fundjavat e shpeshta romantike në pikat e blinduara mes Durrësit dhe Tiranës”.
“Duket se Totti ka interesa profesionale dhe ekonomike. Pasi u bë reklamues i një kompanie të njohur mobiliesh, ai dyshohet se po menaxhon projekte bashkëpunuese me federatën lokale të futbollit.
Duket gjithashtu se ish-futbollisti ka investuar shumë para në një transaksion të pasurive të paluajtshme, komplekse.
Në të gjitha këto udhëtime pune, Totti merr gjithmonë me vete partneren e tij të re. Të dy duket se janë gjithnjë e më shumë të dashuruar dhe të lumtur me familjet e tyre” mbyllet shkrimi.