Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me paralajmërimin se në orën 15:00 IKMT do të hedhë në erë në orën 15:00.
Blushi shkruan se ky është atentat ndaj pronës private dhe ndaj turizmit shqiptar.
REAGIMI I BLUSHIT
Për pak orë pritet që nga Grupi i Strukturuar Kriminal të realizohet akti terrorist shtetëror i hedhjes në erë me tritol i “Prestige Resort” në Golem, që funksionon sipas të gjithë ligjeve në fuqi të Republikës së Shqipërisë dhe për më tepër që është ndërtuar me miratimin nga vetë shembësi i saj Edi Rama në cilësinë e Kryetarit të KRT!
Ky atentat ndaj pronës private si koncept, ndaj turizmit shqiptar dhe mbi të gjitha ndaj medias së lirë ka një autor të vetëm: Edi Rama!
Është edhe tragjik edhe komik fakti që dhënësi i lejes së objektit të jetë njëkohësisht edhe shkatërruesi i saj!
Kjo përbën një përgjegjësi të rëndë penale e cila do të hetohet nga shteti real ligjor!
Nga pikëpamja ligjore rasti në fjalë është i paprecendent madje edhe gjatë kohës së diktaturës.
Janë zhbërë instituti i njoftimit të aktit administrativ (vendimi i shembjes) dhe i ankimit (kërkesa për pezullim në gjykatë) si instrumenta ligjore pa të cilat nuk mund të ketë çështje apo proces ligjor!
Është zhbërë siguria juridike e pronës private si themel i një shoqërie demokratike dhe tregut të lirë!
Është goditur rëndë pavarësia dhe liria e medias!
Shkallmimi i shtetit ligjor qëndron edhe në faktin se IKMT ka vendosur shembjen e objektit disa orë përpara se gjykata të shqyrtojë ligjshmërinë e veprimit të saj duke qenë e njoftuar zyrtarisht për datën dhe orën e gjykimit dhe e ftuar që të marrë pjesë në gjykim!
Kur fadromat e Edi Ramës dhe IKMT godet përpara se gjykata të shprehet për të njëjtën çështje shteti ligjor nuk ekziston më!
Ky akt terrorist nuk do të amnistohet kurrë!