-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shakira hedh poshtë thashethemet për një lidhje

Kryesoret

Shakira po kalon një nga periudhat më të vështira të jetës së saj, pasi brenda një periudhe të shkurtër kohore i kërkohet të menaxhojë situata kritike.

Gjatë periudhës kur ajo u nda me Gerard Pique filluan akuzat për mashtrim tatimor.

Me rastin e paraqitjes së saj në gjykata për të zgjidhur çështjet e kujdestarisë së dy djemve të saj, Sashës dhe Milanit, ajo ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet që thuhen nëpër media se ajo është në një lidhje me instruktorin e saj të sërfit.

Sipas gazetës spanjolle “El País” Shakira mohoi të kishte një partner dhe u kërkoi gazetarëve të respektonin fëmijët e saj.

Në lidhje me çështjen e kujdestarisë së fëmijëve thuhet se ajo do të jetojë në Miami së bashku me dy fëmijët e saj.

Sa i përket Piques, ligji i jep të drejtën që të kalojë deri në 10 ditë në muaj me fëmijët e tij, ku shpenzimet e udhëtimit do t’i paguajnë të dy ish-partnerët.

Këtë Krishtlindje kujdestaria do të jetë 50% sipas kalendarit të Katalonjës dhe në vitet në vijim do të caktohet sipas kalendarit shkollor të fëmijëve.

Ky është pakti që futbollisti dhe Shakira kanë lidhur për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit