-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irani shpërbën policinë e moralit

Kryesoret

Irani ka shpërbërë policinë e tij të moralit, në mes të protestave që po vazhdojnë pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit, tha kryeprokurori iranian.

Amini vdiq në shtator në Teheran, pasi ishte arrestuar nga policia e moralit, nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.

Media shtetërore iraniane, IRNA, më 4 dhjetor citoi Mohammad Jafar Montazerin të ketë thënë se “policia e moralit nuk ka asgjë të bëjë me gjyqësorin”. Montazeri iu përgjigj kështu pyetjes se “pse policia e moralit po mbyllej”.

Patrullat kundërthënëse të policisë së moralit nisën më 2006, nën udhëheqjen e presidentit të linjës së ashpër, Mahmud Ahmadinejad, me qëllim që të zbatoheshin rregullat e veshjes islame, veçanërisht të mbajtjes së hixhabit.

Ky ekip policisë, me uniforma të gjelbra, fillimisht kishin lëshuar paralajmërime, por më pas nisën të arrestonin gratë që pretendonin se kishin shkelur rregullat.

Montazeri deklaroi një ditë më parë se Parlamenti dhe gjyqësori po “punonin” lidhur me atë se nëse ligji, që u kërkon grave të mbajnë hixhabin në publik, duhet të ndryshohet./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit