Ledina Aliolli ka fituar primaret, duke qenë zyrtarisht kandidate për bashkinë e Korçës në zgjedhjet e 14 majit. Aliolli ka qenë deputete e Partisë Demokratike në periudhën 2009-2013.
Aliolli mori 628 vota përballë 426 votave të Gjergji Gjatës dhe 47 votave të Entela Dvoranit ndërkohë që 16 vota dolën të pavlefshme.
Teksa diferenca në Korçë ishte me rreth 200 vota mes kandidatëve, në Pogradec është shënuar edhe rezultati më i ngushtë në 56 degët ku u zhvilluan zgjedhjet.
Zini Tollozhani, një nga themeluesit e degës së Pogradecit ka fituar vetë me dy vota më shumë (291 me 289) përballë rivalit të tij Oligert Muçllari.