-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kokainë dhe baste, arrestohen 2 vëllezërit Popaj

Kryesoret

Dy vëllezër Emanuel dhe Gabriel Popaj, përkatësisht 27 dhe 22 vjeç janë arrestuar nga policia në Malësinë e Madhe. Ata kishin përshtatur lokalin, për përdorim droge dhe vendosjen e basteve. Policia ka arritur të sekuestroi një sasi kokaine.

Po ashtu në këtë zonë është shpallur në kërkim dhe një tjetër pronar lokali dhe janë sekuestruar 5 makineri dhe tavolinë pokeri.

“Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. P., 27 vjeç dhe G. P., 22 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas kishin përshtatur lokalin e tyre, në fshatin Vukpalaj, për përdorim droge dhe organizim të lojërave të fatit.

Në vijim të operacionit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të shtetasit L. H., 51 vjeç, banues në fshatin Bajzë.” njoftoi policia.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit