-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Primaret, Berisha: Ditë historike, hapja e vërtetë e PD-së

Kryesoret

Kryetari i PD Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka falënderuar të gjithë votuesit në primaret e zhvilluara ditën e sotme.

“Erdha të falënderoj me shumë përzemërsi sot ata dhjetëra mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PD që votuan në të 4 anët e vendit, për kandidatët për kandidatët për qytetarë të parë të bashkive.

Një falënderim të veçantë kam për ata që morën pjesë në këtë garë, e fisnikëruan garën, e pashembullt, paparë ndonjëherë me mbi 200 e ca burra e gra, të rinj, anëtarë të PD, shoqëri civile. Pra prurje të larmishme.

Me angazhimin e tyre, e bënë garën më kuptimplotë, më të fisshme, më të pashembullt në historinë e vendit.

Të falënderoj shumë të gjitha strukturat e PD-së në të gjitha degët, që u angazhuan me përgjegjësi të madhe në angazhimin sot të këtij procesi.
Falënderoj Komisionin e Operacioneve Zgjedhore, që ka përballuar një vëllim pune të jashtëzakonshme gjatë këtyre ditëve dhe sidomos sot.

Unë me këtë rast, dua të theksoj se, sot ishte hera e pestë që nga 18 dhjetori 2021, që anëtarët dhe anëtaret e PD-së, sot dhe simpatizantët e saj, folën vendosën dhe firmosën me votën e tyre.

Nuk besoj se të ketë një forcë tjetër politike gjëkundi që në një hark kohor 12 mujor, të ketë ushtruar me të gjithë anëtarësinë e saj, 5 herë votën e tyre”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit