Kandidati i Partisë së Lirisë, Lefter Maliqi ka reaguar pasi u shpall zyrtarisht kandidat i PD-së në Primare për bashkinë e Kuçovës.
Maliqi falenderon kreun e PL-së Ilir Meta dhe atë të PD-së, Sali Berisha për besimin që i dhanë, ndërsa thekson se bashkia do të jetë e hapur për qytetaret.
“Mirënjohje 352 demokrateve dhe opozitareve për votën në Primare. Nga këto 339 pro,6 kundra,7 të pavlefshme. Mirënjohje dy liderëve Meta-Berisha për besimin.”
Maliqi ishte i vetëm në garën për bashkinë e Kuçovës, pasi kandidatja Brikena Koroveshi u tërhoq nga gara pas akuzave për manipulime. Maliqi shkruan se më 14 maj fitorja është e sigurt për bashkinë e Kuçovës, ndërsa thotë se të gjitha premtimet e tij do kthehen në realitet.