PD-ja e Sali Berishës, këtë të diel do të zhvillojë zgjedhjet për procesin e primareve. Nga këto zgjedhje do të dalin 61 kandidatë që do të jenë përballë kandidatëve të PS-së, për zgjedhjet lokale.
Deri më tani dy bashki të mëdha ajo e Shkodrës dhe e Elbasanit kanë kandidatë zyrtar, në të parë është Bardh Spahia dhe në të dytën Luçiano Boçi, të dy këta kandidat nuk kanë kundërshtar në procesin e primareve.
Po ashtu garë formale do të zhvillohet dhe në 3 bashki të tjera, gjithashtu në Malësinë e Madhe, Berisha nuk do të zhvillojë garë pasi nuk ka kandidat.
Ditën e djeshme nga gara janë përjashtuar dy kandidatë në Kurbin, Alfred Dajçi dhe Edmond Shkoza, për shkak të incidentit me arë që zhvilluan, por vazhdojnë të jenë në garë 5 kandidatë të tjerë.
Tirana, bashkia më e madhe duket se ka dhe përballjen më të fortë me 7 kandidatë, Belind Këlliçit, Ilir Alimehmetit, Gert Bogdanit, Adriana Kalaja, Julian Dedaj, Enkelejda Fejzo dhe Fatmir Merkoci.
Në kushtet e garës së Primareve, fituesi jo vetëm që duhet të mëposhtmi kundërshtarin por duhet të sigurojë dhe 50% të votave, ndryshe gara do të ripërsëritet mes dy kandidatëve me më shumë vota.