-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shembja e “Prestige Resort”, Noka: Provë e marrëzisë së Edi Ramës

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar pas shembjes së “Prestige Resort”, nga IKMT ditën e sotme.

Me anë të një deklarate për mediat Noka u shpreh se hedhja në erë e një hoteli 7 katësh, pronë private me leje, e një kompanie që drejton një grup të madh mediatik kritik me qeverinë, dy ditë para Samitit të BE në Tiranë, është provë e marrëzisë së Edi Ramës, por edhe fundit të tij qesharak.

“Hedhja në erë e një hoteli 7 katësh, pronë private me leje, e një kompanie që drejton një grup të madh mediatik kritik me qeverinë, dy ditë para Samitit të BE në Tiranë, është provë e marrëzisë së Edi Ramës, por edhe fundit të tij qesharak.

Edhe pse mbeteshin vetëm pak orë para se gjykata Administrative të shprehej për anulimin ose jo të vendimit për shembjen, jeniçerët e qeverisë kanë shtypur butonin e tritolit.
30 milion euro investim është bërë hi para syve të miliona shqiptarëve.

Qindra punonjës kanë humbur punën, rrogat dhe sigurinë për fëmijët dhe familjarët.

Sektori mediatik është tkurrur dhe do t’i rikonsiderojë kritikat dhe linjat editoriale ndaj qeverisë.

Komuniteti i biznesit është tulatur kur ka parë një investim madhor të përfundojë në det.
Shqiptarët e mëdyshur, të ikin apo të rrinë në Shqipëri, kanë ‘votuar’ pro largimit.
Shqiptarët e mbetur këtu, ashtu si në rastin e kompleksit Jon në Vlorë apo të Agon Channel në Tiranë, do ta paguajnë një më një faturën financiare që një gjykatë europiane do t’i lëshojë qeverisë shqiptare.

Partia Demokratike i neverit dhe dënon me ashpërsi vendime dhe akte të tilla, që janë imitime të verbra dhune dhe frike ushtruar nga Talebanët në Afganistan”, tha Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit