Oficerët e Policisë së Sigurisë po shqyrtojnë me kujdes të gjitha provat që kanë mbledhur në lidhje me vrasjen mizore të një 19-vjeçareje në një apartament në Pire.
Vrasja ndodhi në orët e para të së shtunës, kur 19-vjeçarja shkoi në shtëpinë e partnerit të saj 25-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare, në rrugën Vamva 18 në Pire.
E reja punonte në një lokale nate Kallithea dhe dyshohet se kjo ishte dhe shkaku i krimit makabër. 25-vjeçari pasi qëlloi dhe vrau partneren e tij me dy plumba në kokë, lajmëroi policinë dhe u dorëzua.
Pak më parë me postimin e tij në rrjetet sociale ka treguar xhelozinë e tij të sëmurë si arsyen e vrasjes së 19-vjeçares. Në fund të fundit, këtë pohoi ai në polici pak para se ta arrestonin, se ishte xheloz për të.