Deputeti i grupit të Sali Berishës, Edmond Spaho ka ngritur në Kuvend zërin për përcaktimin e kohës. Spaho ka deklaruar se 2 minuta janë shumë pak për të shprehur shqetësimet për zonat që përfaqësojnë.
Ai ka kërkuar që koha për këtë të gjë të jetë minimalisht 5 minuta.
“Në këtë seancë na jepet mundësia të diskutojmë se cilët janë shqetësimet në terren. Ju më jepni 1.7 minuta për të diskutuar, çfarë mund të them unë për aq. Deputetët kolegë janë shumë të avantazhuar, marrin kohën e nevojshme, ne që jemi të pavarur jemi ndryshe, dhe muajin tjetër 1.7 do më veni. Ju po kategorizoni elektoratin. Të paktën të na jepni 5 minuta.“, tha ai.