Një cunami ka goditur pasditen e djeshme ishullin Stromboli në Itali duke shkaktuar një valë tymi rreth një metër e gjysmë të lartë.
Cunami u shkaktua nga një shkëputje e llavës së vullkanit.
Sipas hetimeve të para të kryera nga Mbrojtja Civile nuk raportohet për dëme ose të lënduar.
Një seri fluksesh piroklastike u krijuan duke filluar nga ora 15:28 përgjatë Sciara del Fuoco në Ishujt Aeolian.
Këto rrjedha u formuan disa minuta pasi zona e kraterit verior filloi të nxirrte llave.
Cunami ndodhi kur një shkëputje nga rrjedha e llavës së vullkanit Stromboli ka gjeneruar një valë cunami 1.5 metër.
“Në ishull sirenat u dëgjuan kudo për të lajmëruar popullatën. Nga kontrollet e kryera nuk u raportua asnjë dëmtim në njerëz apo sende. Departamenti do të vazhdojë të ndjekë evoluimin e ngjarjes në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale dhe Ingv”, thuhet në njoftimin e mbrojtjes civile italiane.
https://twitter.com/TgLa7/status/1599435719004807168?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1599435719004807168%7Ctwgr%5E093f80efa28b7fd96919817ba8951ab678328bcf%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fcunami-godet-bregdetin-italian%2F