-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Mbytën’ me drogë qytetin, arrestohen dy të rinj në Shkodër!

Kryesoret

Dy të rinj në Shkodër janë arrestuar, pasi janë kapur duke shpërndare lëndë narkotike nëpër qytete.

Sipas Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Weekend”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta, në doza, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. S., 21 vjeç dhe A. V., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit “Weekend”, kanë ndaluar për kontroll, automjetin me të cilin udhëtonin 2 shtetasit e arrestuar. Si rezultat, këtyre shtetasve iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit