Gazeta britanike, Financial Times ka emëruar presidentin ukrainas Zelensky si “Njeriu e vitit”.
Ata e kanë quajtur presidentin ukrainas si një Churchill për epokën e mediave sociale.
Gazeta i ka kushtuar presidentit ukrainas një artikull të gjatë.
“44-vjeçari Zelensky ka fituar një vend në histori për shfaqjen e tij të jashtëzakonshme të lidershipit dhe qëndrueshmërisë”, shkruan gazeta.
Një përshkrim i cili tregon personazhin e fortë dhe të qëndrueshëm të kreut të Ukrainës në luftën kundër lideri rus, Vladimir Putin.
Sipas Kievit tre milionë ukrainas janë zhvendosur me forcë në Rusi që nga fillimi i luftës.
Sipas pro-rusëve, të paktën nëntë persona u vranë në një bombardim nga forcat ukrainase mbi ndërtesat e banimit në Alchevsk, një qytet në Republikën e Luganskut.
Puna e pa ndalur e ukrainasve për të mbrojtur vendin e tyre vijon pasi edhe pse pas 9 muajsh luftë asgjë nuk ka përfunduar.
Ukraina nuk ndalet në mbrojtjen e territorit të saj ndërsa Rusia ka plane e saj.