-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ermal Mamaqi kujton Dr Florin, rrëfen se si e ndihmoi të linte drogën

Kryesoret

Ermal Mamaqi ka kujtuar Dr Florin 8 vite pas ndarjes së tij nga jeta dhe ka rrëfyer se si ai e ka ndihmuar atë që të largohej nga droga.

Sipas tij gjatë periudhës kur ata jetonin bashkë ai i kishte kërkuar ndihmë një prifti për të larguar Florin nga droga.

Periudhë e cila e largoi atë për një kohë nga rruga e drogës.

Kjo fazë e cila nuk zgjati shumë pasi ai filloi sërish drogën dhe në fund i mori jetën nga overdoza.

Sipas Mamaqit në periudha kur ai ishte i pastër dhe nuk po përdorte më drogë mori një vendim që të bënte turne nëpër shkollat e mesme dhe 8- vjeçare të Tiranës.

Ai donte të bënte takime në sallat e sportit duke kënduar dhe pastaj të ndante eksperiencat e tij se si jeta i ndryshoi dhe se si do të shkatërrohej nëse do të vazhdonte drogën.

Por pas një fatkeqësie që Dr Flori kaloi e riktheu sërish në rrugën e mëparshme.

“Vdekja e tij ishte një mesazh që ai ia dha gjithë njerëzve që kanë probleme me drogën dhe po mendojnë të marrin atë rrugë, ai dha mesazhin më të madh që kjo është rruga e gabuar”, ka rrëfyer Ermali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit