Gjykata e Vlorës ka sekuestron pasuritë e Edison Frakullës, i cili është i dënuar për korrupsion. Edison Frakulla ka qenë drejtor i tatimeve në qytetin e Vlorës.
Frakulla është arrestuar nga policia e Vlorës në datë 03/06/2006, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, pas denoncimeve të disa sipërmarrësve të cilëve u kërkonte para.
Bëhet e ditur se janë sekuestruar dy apartamente dhe një sipërfaqe toke me sipërfaqe 2900 m2.
Pasuritë e sekuestruara:
Pasuria nr.6/1 ZK 1012 Aliban Vlorë, vol 1 faqe 98 llojit tokë Arë me sip 2900 m2, blerë nga shtetasi E. F., shtetasit Dh.Q., etj, sipas kontratës nr 952 rep 436 kol datë 08.04.2015, për vlerën e 800.000 Lekë.
Pasuria nr 109/239+2-6, vol 46 fq 14, ZK 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 49.30 m2 dhe verandë me sip 21.8 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol, datë 22.02.2019, për vlerën e 49,690 Euro, regjistruar në emër të E. F.
Pasuria nr 109/239+2-5, vol 46 fq 13, ZK 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 81 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol datë 22.02.2019, për vlerën e 56,710 Euro, regjistruar në emër të E. F.