-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoti: Qeveria e ka kthyer Serbinë partnerin kryesor të tregtisë në Kosovë

Kryesoret

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti ka akuzuar qeverinë në Kosovë se ata e kanë kthyer Serbinë partnerin kryesor tregtar të vendit në rajon.

Për mes një postimi në Facebook ai ka shkruar se gjatë periudhës janar-tetor të vitit 2022, krahasuar me periudhën e një viti më parë në Kosovë janë importuar 850 milionë euro më shumë mallra nga jashtë.

Sipas tij, kjo për shkak se eksportet për këtë periudhë janë rritur vetëm me 154 milionë euro dhe deficiti tregtar është thelluar dhe ka arritur në minus 3.9 miliardë euro.

“Thellimi i deficitit tregtar e vë në dyshim rritjen ekonomike, të prodhimit vendor dhe të punësimit në Kosovë, siç po propagandohet nëpër konferenca ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Hoti gjithashtu ka shtuar se nëse analizohet tregtia e Kosovës me vendet e Ballkanit Perëndimor, vihet re se importet me të gjitha këto vende janë ulur përveç me Serbinë.

“Dikush mund të thotë se tregtia është e lirë dhe ajo i përcakton importet dhe eksportet. Dakord jam me këtë. Por tregtia e lirë ka ekzistuar edhe në vitet kur këta që sot qeverisin i rrotullonin kamionët me mallra nga Serbia”, ka shkuar ai në postim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit