Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin slloven është shprehur në lidhje me liberalizimin e vizave në Kosovë.
Ai tha se janë bërë përparime në këtë drejtim dhe se informacionet më të detajuara do të jepen të martë në samitin e BE-së në Tiranë.
“Ne do të japim më shumë informacion të martën, por mund t’ju them se po bëhet përparim. Ne mund të shohim se hapa të rëndësishëm janë bërë kohët e fundit. Nesër dëshirojmë të kemi një deklaratë të përbashkët që do ta afrojë Ballkanin Perëndimor edhe më pranë Bashkimit Evropian,” tha ai.
Javën e kaluar, ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së ranë dakord për t’i dhënë dritë jeshile bisedimeve të Presidencës së Këshillit Evropian me Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.