Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që nesër të marrin pjesë në protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërkohë që zhvillohet samiti i BE-së. Edhe pse policia i ka refuzuar lejen për të protestuar përballë Kryeministrisë, Sali Berisha është i vendosur.
“Nesër populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës në një protestë të fuqishme. Pikërisht në mbrojtje të vlerave europiane. Cdo shqiptar që e do këtë vend dhe lirinë, dinjitetin, të ardhmen e tij dhe fëmijëve në liri dhe që beson të bashkohet me ne” tha ai.