Forcat e Armatosura të Serbisë zhvilluan sot një stërvitje ushtarake në poligonin e Nikincit, ku mori pjesë Presidenti i Republikës, Vuçiç dhe Komandanti i Përgjithshëm.
Në stërvitje u demonstruan pajisjet moderne që posedojnë njësitë serbe. Vëmendja e veçantë ishte te përdorimi i dronëve dhe jo vetëm atyre për zbulimin në terren.
Presidenti serb do të ketë një diskutim për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. “Ai theksoi se kur flitet për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, nuk bëhet fjalë për luftë, por për ushtrinë në shërbim të qytetarëve.
Rikthimi i shërbimit ushtarak synon të trajnojë gjeneratën e ardhshme për t’u përballur me situata krize në mënyrë që qytetarët e Serbisë të jenë të sigurt. Jemi të shqetësuar kur kemi një përmbytje ose zjarr dhe nuk dimë si të reagojmë.
Mendoj se duhet ta kthejmë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, qoftë tre javë apo tre muaj, apo ndonjë periudhë tjetër, absolutisht, unë jam për këtë”, përfundoi Vuçiç, që nesër do të vijë në Tiranë në samitin mes BE-së dhe Ballkanit.