Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, fillimisht u pa jashtë Kuvendit me një ulli dhe thes me dhe për ta mbjellë. Por në foltore ai ngriti një tjetër shqetësim atë të çmimit të vajit të ullirit.
Sula u shpreh se vaji ullirit po shihet njësoj sa vaji i lulediellit dhe së shpejti çmimi i tij do të shkojë në vlerën e naftës së bordit.
“A e dini që sot atje për të prodhuar 1 litër vaj ulliri, një punëtor do 20 mijë lekë, vaji shitet me 300 lekë. A e dini që nuk ka njerëz për të vjelë ullinj. Burrat e gratë e fshatit mezi i mbledhin ato kokrra. Si do i bëhet halli? A mund t’ia dalin fshatarët në këtë gjendje? E keni parë se çfarë do të thotë vuajtje fshati? Zbrisni nga makinat! Prodhimet bujqësore nuk dalin dot jashtë kufirit, as në Kosovë nuk shkojnë dot.
Është gjynah që vaji i ullirit të shitet i barabartë me vajin e lulediellit, jo me atë të misrit,” tha Sula.