-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Për fansat e penduar”, një studio në Londër ofron heqjen e tatuazheve të Kanye West falas

Kryesoret

Një studio e cila shërben për heqjen e tatuazheve në Londër po ofron një ofertë speciale për fansat e penduar të Kanye West.

Studiot me emrin “NAAMA”, muajin e kaluar, shpërndau përmes rrjetit social Instagram se do të hiqte pa asnjë kosto tatuazhet e reperit 45-vjeçar.

Studio fillimisht ndau një postim të një burri i cili shihej duke treguar krahët me një tatuazh që shkruhej “Mirupafshim”.

“Ne do t’i heqim tatuazhet e tuaja të Kanyes falas”, shkroi në përshkrimin e fotografisë më 15 nëntor, shkruan People.

Më vonë u postua një video e një ish-fansi i cili hoqi nga krahu një portret të West dhe mbi të shkroi “Yeezy vjen, Yeezy shkon…”

“Kur keni një tatuazh të frymëzuar nga dikush që e admironi dhe ai përfundon në qendër të vëmendjes për gjëra të gabuara… në studion tonë ne ofrojmë një përvojë fuqizuese, empatike dhe të teknologjisë së fundit për pastrimin e tatuazheve. Nëse ju dëshironi një ndryshim, ne jemi këtu për të ndihmuar”, shtoi studio tutje në postim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit