-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skenar apo rastësi? Babai i Dua Lipës i futet biznesit në Shqipëri (Faksimile)

Kryesoret

Në vitin e fundit vizitat e këngëtares së njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa në Tiranë kanë qenë disa, e fundit ishte me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë që zhvilloi koncertin në sheshin “Skënderbej”. Por këngëtarja nuk ka qenë vetëm, por e shoqëruar nga familja dhe mbi të gjitha i ati.

Por Dukagjin Lipa duket se nuk ka qenë në Tiranë thjeshtë për të shoqëruar vajzën këngëtare. Ai rezulton se i ka hyrë biznesit në Shqipëri. Në 7 qershor të këtij viti Dukagjin Lipa ka themeluar një kompani në Shqipëri bashkë me Hysen Rukën.

Kompania “DH SOLAR PARK SHPK” ka si objekt ndërtimin e paneleve diellore dhe shitjen e energjisë. Konkretisht “ndërtim, punime ndertimi, ndertim parqesh fotovoltaike, konsulence, mirembajtje panelesh diellore, shitje energjie”.

Kapitali i kompanisë është 100,000 lekë dhe vjen pikërisht në momentin kur qeveria shqiptare njoftoi mbështetjen për bizneset që do të prodhojnë dhe shesin energji nëpërmjet paneleve diellore. Gjithçka rastësi? Këtë do ta tregojë koha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit