Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës, Nënë Tereza ka njoftuar ditën e sotme që të gjithë personat të cilët kanë një fluturim të rezervuar për ditën e nesërme duhet të paraqiten 4 orë para në aeroport.
Njoftim ky i ardhur për shkak të ndryshimeve të bëra në kuadër të Samitit të BE-së që do të mbahet nesër.
Qëllimi i këtij ndryshimi vjen për shkak të rrugëve të cilat nesër do të bllokohen dhe për pasojë personat të cilët kanë një fluturim të mos e humbin atë.