Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur në Tiranë. Osmani vjen në Tiranë për të përfaqësuar Kosovën në samitin e nesërm mes liderëve të Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo u prit nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
“Në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, mirëprita sonte Presidenten e Republikës së Kosovës, Znj.Vjosa Osmani,”-shkruan Spiropali në postimin e saj, ndërsa ka ndarë edhe poza nga takimi me kolegen e saj.