Zbulohet emri i dhëndrit që qëlloi mbrëmë me thikë në Vlorë vjehrrin dhe kunatin. Ai është Rildi Kocja.
I riu qëlloi me thikë dhe plagosi 60-vjeçarin Xhevdet Brahushi dhe 30-vjeçarin Albion Brahushi.
Kunati është transportuar mëngjesin e sotëm drejt Tiranës, pasi gjendja e tij paraqitet tepër e rëndë. Ka mbi 10 plagë thike në trup.
Vjehrri mbetet në reanimacion në Vlorë, por gjendja e tij ende nuk cilësohet ende si jashtë rrezikut për jetën. Autori pas ngjarjes u arratis, por vetëm për pak orë pasi u arrestua.
Shkak i konfliktit ishin problemet në familje dhe debatet e shumta që kulmuan me përdorimin e thikës në lagjen “Çole”.