Presidenca hodhi sot shortin për anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Goglat nxorën fituesit.
Përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese do të jenë Altin Binaj dhe Fjona Papajorgji.
Sandër Simoni do të përfaqësojë Gjykatën e Lartë, që automatikisht sipas ligji është edhe kryetari i ri i KED-së.
Nga hedhja e shortit u përzgjodhën si anëtarë të KED përkatësisht:
- Altin Binaj Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
Znj. Fjona Papajorgji Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese
- Sandër Simoni Gjyqtar në Gjykatën e Lartë
- Arqilea Koça Prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme
- Fuat Vjerdha Gjyqtar në Gjykatat e Apelit
- Engert Pëllumbi Gjyqtar në Gjykatën e Apelit
Znj. Arta Marku Prokurore nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
- Gjon Fusha Prokuror nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
Znj. Enerjeta Shehaj (Deraj) Gjyqtare nga Gjykatat Administrative
Përveç nëntë anëtarëve, në përputhje me përcaktimet ligjore, shorti përcaktoi edhe gjashtë anëtarët zëvendësues të KED, si më poshtë:
Znj. Vitore Tusha Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese
Znj. Albana Boksi Gjyqtare në Gjykatën e Lartë
Znj. Alma Muça Prokurore nga Prokuroria e Përgjithshme
- Genti Shala Gjyqtar në Gjykatat e Apelit
- Moisi Duda Prokuror nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
Znj. Elda Vrioni Gjyqtare nga Gjykatat Administrative
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) është organ i pavarur, i parashikuar në Kushtetutë, që kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerëson kriteret profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
KED përbëhet nga nëntë anëtarë, të përzgjedhur me short nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore.