Pajton Pergjergji, 28 vjeç, shqiptar është dënuar me 14 muaj burg pasi u kap në një shtëpi bari në Britani.
Avokatja e 28-vjeçarit tha se i riu shqiptar e dinte rrezikshmërinë dhe paligjshmërinë e asaj çfarë por bënte, por ishte i detyruar pasi sapo kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishte paguar 20 mijë paund disa personave në Belgjikë për ta sjellë atje. Personat që e sollën i thanë se duhej të punonte në fermën e kanabisit tashmë në mënyrë që t’iu paguante borxhin prej 20 mijë paund, para të cilat ai i kishte marrë hua
Pergjergji u arrestua në një banesë të përshtatur për kultivimin e drogës në “Cross Banks”, më 10 nëntor teksa oficerët e policisë ishin duke ekzekutuar një urdhër kontrolli.
Gjatë bastisjes, i riu shqiptar tentoi të arratisej nga shkallët e banesë, e për disa minuta po largohej me vrap, por oficerët e kapën në shkallët e shtëpisë dhe e arrestuan. Shtëpia u kontrollua dhe u zbuluan pesë dhoma rritjeje. Ishte një fermë e sofistikuar kanabisi me 138 bimë në faza të ndryshme të rritjes, sipas asaj që shkruhet mediat britanike.