Forcat e Antiterrorit dhe agjentët e SHISH janë angazhuar të jenë pjesë e në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit për samitin e BE-së.
Mësohet se janë rreth 1200 forca policie që janë dislokuar në terren për mbarëvajtjen e samitit.
Mësohet se garda e Republikës si dhe agjentët e SHISH kanë dalë në terren, por jo vetëm kaq ata janë angazhuar për të vëzhguar dhe në rrjetet sociale nëse do të ketë thirrje për destabilitet dhe dhunë.
Prej ditësh në vendin tonë ndodhen edhe ekspertë të huaj, përkatësisht nga Franca te cilët kanë asistuar ndihmën e tyre në shoqërimin me eksortë të personaliteteve të huaja nga Rinasi deri në zonën e stadiumit Arena.