-sidi education-spot_img
11.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditja në fytyrë e Berishës jehonë në mediat ndërkombëtare: U sulmua lideri i opozitës

Kryesoret

Reuters” dhe shumë media të tjera ndërkombëtare i kanë bërë pasqyrim të gjerë incidentit në protestë ku një i ri goditi Sali Berishën me grusht në fytyrë. “Lideri i opozitës shqiptare u godit me grusht në fytyrë teksa po marshonte për të protestuar.

Udhëheqësi i opozitës shqiptare Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë nga një kalimtar i rastësishëm mashkull, ndërsa ai drejtonte një turmë mbështetësish të partisë së tij në qendër të Tiranës për protestat antiqeveritare që po zhvillohen disa metra larg vendit të një samiti të BE-së” shkruan “Reuters”.

“Mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në qytet të martën, ndërsa Shqipëria pret samitin e parë BE-Ballkan, ku marrin pjesë krerët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Ndërsa Berisha ecte përpara mbështetësve të tij duke valëvitur flamujt shqiptarë dhe të BE-së, një burrë iu afrua dhe e goditi me grusht në fytyrë. Berisha kishte gjak në fytyrë.

Sulmuesi është rrahur nga mbështetësit e Berishës dhe është arrestuar nga policia. Berisha, një ish-president dhe kryeministër, është i ndaluar të hyjë në Shtetet e Bashkuara për korrupsion të dyshuar. Ai i mohon akuzat” mbyllet shkrimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit