Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli ka reaguar për sulmin ndaj Sali Berishës, që ndodhi pak momente para fillim të protestës. Ajo është shprehur se sulmi është një nga momentet e errëta në këto 30 vite demokraci. Topalli ka cilësuar se ky është një sulm vetëm politikë.
“Agresioni ndaj Kryetarit te opozites zotit Sali Berisha, kur ai po drejtonte nje proteste kundra pushtetit aktual, eshte nje nga momentet me te erreta ne historine 30 vjecare te pluralizmit ne Shqiperi.
Ky agresion eshte vetem politik.
Opozita shqiptare natyrisht nuk sjell faqen tjeter ndaj dhunes brutale te ushtruar me te gjitha format ndaj opozites shqiptare e mbi te gjitha mbi kryetarin e saj zotin Sali Berisha.
Kjo vjen pas shtyrjes se gjyqit per emrin e Partise Dëmokratike.
Kjo vjen pas presionit ndaj medias. Kjo vjen pas blerjes se ish kryetarit te Pd per 10 vite; kjo vjen pasi disa deputete pseudo opozitar perpiqen ne cdo forme te demtojne misionin e shenjte te opozitarizmit” shkruan ajo.
Po ashtu sulmi është dënuar dhe nga deputetja Jorida Tabaku e cila ka theksuar se gjuha e dhunës, urrejtjes nuk duhet të ketë vend në politikë.
“Shprehjet e dhunës fizike dhe verbale, nuk duhet të kenë vend në shoqërinë tonë! Politika duhet të largohet nga kultura e dhunës, goditjes së kundërshtarit dhe t’i hapë rrugë argumentit, debatit mbi idetë dhe bindjet. Sa të kem mundësi e fuqi do të promovoj këte model ne poltike.“, u shpreh Tabaku.