Mbahet sot në Tiranë Samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, organizim i rëndësishëm ku marrin pjesë 27 liderë europiane. Një Samit ky sa i rëndësishëm aq edhe historik.
Ndërkohë Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i ka thënë ‘Jo’ Samitit, ndërsa Kryeministrja serbe, ka pasur një qëndrim ndryshe nga Presidenti duke thënë se ai duhet t’i bashkohej këtij Samiti.
Liderët e BE-së që marrin pjesë në samitin në Tiranë:
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen
Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni
Kancerlari i Austrisë, Karl Nehammer
Kryeministri i Belgjikës, Aleksandër De Croo
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç
Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades
Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederikse
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas
Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin
Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin
Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins
Kryeministri i Lituanisë, Ingrida Simonyte
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel
Kryeministri i Maltës, Robert Abel
Kryeministri i Holandës, Mark Rutt
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki
Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis
Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger
Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez
(HARTA) Samiti i BE/ Mbyllen hyrjet nga Durrësi, Elbasani e Veriu. Ja rrugët ku lejohet qarkullimi!
Ndërkohë në të njëjtën ditë me Samitin do të zhvillohet edhe protesta e thirrur nga PD. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në deklaratat e tij për mediat ka thënë se protesta do të jetë një mesazh për BE.