Eliminohet Spanja! Kombëtarja iberike e futbollit mbylli aventurën në Botërorin e Katarit pas humbjes me Marokun.
Koha e rregullt u mbyll me rrjeta të paprekura. Më pas tek penalltitë, marokenët u treguan më të saktë duke shënuar tre herë. Spanja i humbi tre penalltitë resht.
Kështu prishen kështu llogaritë e Luis Enriques, që preferoi humbjen ndaj Japonisë për të shmangur Kroacinë në fazën e 1/8-ave, por edhe me Marokun nuk ia doli të shkojë në çerekfinale.