Sërish janë dëgjuar shpërthime në Mitrovicë.
Dyshimet e para aluduan për bombë por këtë e ka demantuar Polica e Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë se shpërthimet në Veri të Kosovës nuk vinin nga mjetet shpërthyese.
Pas një shpërthimi në Mitrovicën e Veriut, Policia e Kosovës është vendosur në Lagjen e Boshnjakëve. Përmes një videoje të publikuar nga gazeta lokale “Mitropol”, zyrtarë të Policisë së Kosovës shihen teksa janë vendosur në këtë pjesë të vendit.
“Bëhet fjalë për mjete piroteknike, nuk janë shpërthime që shkaktojnë efekte shkatërrimi, kanë efekte të zërimit, nuk ka lëndime. Kur flitet për Lagjen e Boshnjakëve, është një zonë jo një pikë e vetme”, ka deklaruar Hoti.
Njësitet e policisë së Kosovës, kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Po ashtu është bllokuar rruga për qarkullimin e qytetarëve.
Incidentet vijnë pas vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore.