Cindy Marina është një nga vajzat më të përfolura të showbizit shqiptar veçanërisht pasi bëri publike lidhje me djalin e Jozefina Topallit, Genarin.
Pavarësisht se ajo nuk dëshiron të flasë shumë lidhur me marrëdhënien e saj, duket se këtë herë ka bërë përjashtim.
E pyetur nga moderatorja, Aulona Musta sa i përket gjërave që pëlqen tek partneri i saj, ish-Missi tha:
“Genari ka shumë gjëra që më pëlqejnë tek ai, është shumë i sinqertë, shumë i zgjuar, shumë i dashur, Ka shumë karakteristika që i vlerësoj tek ai. Kisha fatin që Jozefinën e kisha takuar më para se Genarin, jemi njohur. Nuk po shkoja për herë të parë ta takoja pasi isha lidhur. Më kanë pritur shumë mirë”.