Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Barcelonë, të paktën 155 persona janë lënduar pasi dy trena u përplasën.
Përplasja, e cila ndodhi rreth orës 07:50, ndodhi në një stacion në rajonin verilindor të Katalonjës të Spanjës.
Mediat lokale raportuan se trenat po udhëtonin në të njëjtin drejtim dhe u përplasën ndërsa njëri ishte i parkuar në stacion.
Policia katalanase po heton se si ka ndodhur ngjarja. Ata shtuan se tre persona janë transferuar në spital.
Trafiku i trenave u ndërpre për një kohë të shkurtër në disa linja për shkak të aksidentit, tha qeveria rajonale.
Duke përshkruar momentin e përplasjes, një pasagjere i tha se kishte përjetuar “një goditje të jashtëzakonshme” dhe tha se “njerëzit po bërtisnin”.