-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazeta greke: “Topi” për detin në derën e Shqipërisë dhe roli i Turqisë

Kryesoret

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendjen samitit të Tiranës që u zhvillua dje në Tiranë. Gazeta “Tovima” shkruan se Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh të qartë Turqisë nga Tirana, duke zbuluar se Greqia dhe Shqipëria janë shumë pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje të përbashkët për të referuar çështjen e zonave detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Greqia do që procesi të “kyçet” në muajt e ardhshëm para zgjedhjeve kombëtare në vendin tonë (Greqi). Kryeministri grek, duke ardhur në samitin BE-Ballkani Perëndimor, zbuloi se “është shënuar progres në çështjen e delimitimit të ZEE-së dhe besoj se po i afrohemi kohës kur do të nënshkruajmë marrëveshjen për ta çuar çështjen në gjykatën ndërkombëtare në Hagë.

Kryeministri foli për “progres të konsiderueshëm” në zgjidhjen e çështjes, pasi sipas burimeve qeveritare, çështjet e pazgjidhura në nivel teknik u diskutuan në detaje dhe u mbyllën gjerësisht në takimin përgatitor të Nikos Dendias me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë të premten në Athinë.

Pala greke ka shprehur tashmë vullnetin për të përshpejtuar procedurat, ndërsa vlerëson se janë bërë të gjitha lëvizjet e nevojshme nga ana e saj dhe tashmë “topi” është në “fushën” e Shqipërisë” thotë gazeta.

Më tej artikulli vijon duke theksuar se kryeministri grek ka deklaruar se zgjidhja e kufirit detar do të forconte më shumë raportet mes dy vendeve. “Ai gjithashtu vuri në dukje se rekursi në Hagë do të ishte provë e rëndësisë së respektimit të së drejtës ndërkombëtare në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tilla”.

Kryeministri ngriti edhe çështjet që kanë të bëjnë me pakicën kombëtare greke, ndërsa ritheksoi mbështetjen e vendosur dhe të fortë të Greqisë për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe më gjerë të Ballkanit Perëndimor, në përputhje me kushtet e vendosura nga BE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit