-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Lartë “kyç” në shtëpi biznesmenin e kompleksit në Dhërmi

Kryesoret

Gjykata e Lartë i ka hequr lirinë biznesmenit Helidon Gjikoka, që ka në pronësi kompleksin “Ambel Beach”. Gjykata e Lartë ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’.

Vendimi u mor nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni të cilët vendosën të prishin vendimin e Gjykatës së Apelit në Vlorë që caktonte masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’.

Në vitin 2020, IKMT konstatoi se Helidon Gjikoka kishte nisur ndërtimin e një objekti pa leje në Dhërmi. Sipas procesverbalit të konstatimit, ishin ngritur 10 kolona 3.5 metra secila, në kuadër të ndërtimit të objektit.

Gjikoka ishte denoncuar nga kushëriri i tij, Ilir Koka, se i kishte përvetësuar kompleksin ‘Ambel’, përmes mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Çështja ndaj Helidon Gjikokës dhe 13 zyrtarëve të hipotekës dhe ALUIZNI-t në Vlorë, është në proces gjykimi në gjykatën e Vlorës, të cilët akuzohen për veprat penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit